NJOFTIM


KOMISIONI QEVERITAR PËR NJOHJEN DHE VERIFIKIMIN E STATUSIT TË DËSHMORIT TË KOMBIT, INVALIDIT, VETERANIT, PJESËTARIT APO TË INTERNUARIT TË LUFTËS SË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS


NJOFTIM

Njoftim Zyra për Çështje të kategorive të Dala nga Lufta, njofton të gjithë veteranët të cilëve në bazë të ligjit i’u takon e drejta në pension, se vërtetimin i cili kërkohet për aplikim me qëllim të realizimit të kësaj të drejte, mund t’a marrin në Ndërtesen e Qeverisë së Republikës së Kosovës në Prishtinë, duke filluar nga e hëna – 5 tetor 2015, nga ora 09:00 – 16:00.

Për detaje tjera shtesë të cilat mund të jenë të nevojshme dhe me qëllim të sqarimit do t'i njoftojmë të gjithë me kohë.



N J O F T I M

Zonat Operative të Pashtrikut, Drenices dhe Dukagjinit nga nesër dt. 04.08.2015 do të jenë të gatshme të fillojnë shpërndarjen e Çertifikatave, ndërsa për detajet (kohën, vendin, etj) do të njoftoheni të gjithë nga perfaqësuesit e këtyre zonave ne Komision.

Zona Operative e Shalës si dhe SHP dhe njësitë tjera vartese, do të vazhdojë brenda kësaj jave dhe ditëve në vijim.




N J O F T I M

Zonat Operative të Nerodimes dhe Karadakut nga nesër dt. 30.07.2015 do të jenë të gatshme të fillojnë shpërndarjen e Çertifikatave, ndërsa për detajet (kohën, vendin, etj.) do të njoftoheni të gjithë nga perfaqësuesit e këtyre zonave ne Komision .

Zonat operative si dhe njësite tjera, do të vazhdojë brenda kësaj jave dhe ditëve në vijim.



NJOFTIM

Komanda e Zonës Operative të Llapit fillon shpërndarjen e Çertifikatave me datën 25.07.2015 ditë e shtunë duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 17:00 në ndërtesën e Selisë qëndrore të Shoqatave të dalura nga lufta, kati i tretë në Prishtinë dhe vazhdon ditëve në vijim deri në përfundimin e të gjithë atyre që duhet të posedojnë Çertifikatat.

Miratimi i listave të zonave tjera operative, të cilat nuk janë miratuar ende, do të bëhet ditën e premte me datë 24.07.2015 dhe shpërndarja e Çertifikatave do të vazhdojë ditëve në vijim.



N J O F T I M

Komisioni filloi shpërndarjen e Çertifikatave për Veteranët Luftëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, te cilat janë dokumente zyrtare të protokoluara, nënshkruara dhe vulosura nga Komisioni, në bashkëpunim me përfaqesuesit e Zonave Operative.

Poashtu njoftojme të gjithë veteranët se duke u bazuar në ligjin Nr. 04/L -261, neni 8 pika 2:

-Duke u bazuar në Listat përfundimtare të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,

lëshon çertifikatat për kategoritë përkatëse. Duke u bazuar në këtë Çertifikatat janë dokument me anë të cilit, kategorive përkatese i’u njifet statusi i caktuar.

Poashtu është me rëndësi që veteranët të jenë të informuar se duke u bazuar në nenin 10 (pajisja me dokumente) pika 1:

-Duke u bazuar në Listat përfundimtare të kategorive të dala nga LÇK, ZÇKL lëshon

Vërtetime përkatëse për personat e kategorive të përcaktuara në këtë ligj.

Poashtu duam t’i informojmë se anëtarët e komisionit të cilët janë përfaqësues të zonave nga sot dhe në ditën në vijim, do të bëjnë informimin dhe mënyrën e shpërndarjes së çertifikatave, kjo shpërndarje do të bëhet në bashkëpunim me sekretarinë e komisionit si dhe të gjitha palët e përfshira në këtë proces.



NJOFTIM

Komisioni në takimin e sotëm dt. 03.07.2015, pas shqyrtimit të situates dhe ecurisë së procesit, mori:

VENDIM

Nga dt. 09.07.2015 (e enjte) të fillohet procedura e lëshuarjes së vendimeve dhe Çertifikatave për njohjen e statusit të Veteranit dhe kategorive përkatëse, me këtë rast obligohet sekretaria e komisionit të bëjë shpërndarjen e tyre.




NJOFTIM PËR APLIKUESIT

Të nderuar aplikant, ju njoftojmë se listat paraprake te publikuara janë lista fillestare te verifikuara nga Zonat Operative dhe tek te cilat nuk përjashtohet mundësia e gabimeve teknike por edhe gabimeve gjate sistemimit ne kategoritë përkatëse andaj ju bëjmë thirrje te gjithë atyre te cilët nuk janë te kënaqur në çfarëdo menyre, apo kanë vërejtur se iu është bere ndonjë e padrejtë (të cilet kanë fakte) qe t’i drejtohen komisionit me ankesë e cila mund të bëhet në afat prej 30 ditësh prej publikimit të listave, Duke siguruar të gjithë se ankesa e tyre do të shqyrtohet me seriozitet maksimal dhe konsultime me të gjithë dëshmitaret dhe eprorët e Luftës, Komisioni do t’i kthejë përgjigje meritore dhe nuk do të lejohet që askush i cili ka dhënë kontribut të mbetet jashtë njohjes se këtij kontributi.

Të gjitha ankesat dorëzohen tek zyret e Komisionit Qeveritar/sekretaria e komisionit, në Prishtinë, Ndertesa e Qeverisë së Republikes se Kosoves, Sheshi “Nënë Tereza”. Ankesës mund t’i bashkangjiten dokumentacione shtesë të cilat kan të bëjnë me lëndën në fjalë

_______________________________________________________________________


Përkufizimet

1. Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim:


1.1. Lufta Çlirimtare e Kosovës (LÇK) – është lufta e armatosur e popullit të Kosovës, e udhëhequr nga UÇK – ja, me qëllim të çlirimit të Kosovës dhe sjelljes së lirisë dhe pavarësisë për popullin e Kosovës, me karakter mbrojtës dhe çlirimtar, e drejtuar ekskluzivisht kundër forcave ushtarake, policore dhe administratës okupuese të Serbisë në Kosovë;

1.2. Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) – Formacion ushtarak i armatosur dhe i organizuar në baza vullnetare me uniforma dhe shenja dalluese, me njësi organizative dhe zinxhir komandues të drejtuar nga Shtabi i Përgjithshëm, nën kontrollin civil të udhëheqjes politike, me mision të qartë për mbrojtjen e popullit të Kosovës dhe çlirimin e vendit nga forcat ushtarake, policore dhe administrata okupuese e Serbisë në Kosovë;

1.3. Veteran i UÇK–së - pjesëmarrës në luftën për çlirimin në Kosovë si:

1.3.1. Invalid i luftës së UÇK–së – luftëtari, pjesëtari dhe i internuari (burgosuri) i UÇK-së, i cili ka pësuar plagë, lëndime (dëmtime) fizike dhe psikike apo sëmundje të rënda gjatë luftës ose në burgjet dhe kampet e armikut, gjatë periudhës së luftës, me shkallë të invaliditetit së paku 10%;

1.3.2. Veteran luftëtarë i UÇK–së – është qytetari i Kosovës dhe shtetasi i huaj i cili është radhitur në radhët e UÇK-së, dhe është regjistruar si ushtar i armatosur dhe i uniformuar nga komandat, shtabet e zonave operative të UÇK-së, përkatësisht Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, dhe i cili ka qenë aktiv deri në përfundimin e luftës;

1.3.3. I internuar i UÇK-së – secili person i cili për shkak të veprimtarisë së tij si pjesëtarë i UÇK-së është arrestuar gjatë periudhës 1997 -1999, dhe mbajtur në burg nga forcat e Serbisë;

1.3.4. Pjesëtarë i UÇK-së - çdo person i cili me vendim apo akt tjetër është caktuar të kryej detyra konkrete në mbështetje politike, logjistike, financiare dhe detyra të tjera të marra nga komandantët e njësive, shtabeve dhe zonave të UÇK-së, përkatësisht shtabi i përgjithshëm i UÇK- së, gjatë periudhës 1997-1999;

1.3.5. Pjesëmarrës i Luftës - ushtari, i cili është radhitur në radhët e UÇK-së, ka qenë i angazhuar në mënyrë aktive për të kontribuar në luftë, por për arsye të ndryshme i ka lëshuar radhët e UÇK- së, para përfundimit të luftës;

1.3.6. Ushtari i zhdukur (i pagjetur) i UÇK-së - veterani ose pjesëtari i UÇK-së, fati i të cilit ende nuk është zbardhur.