Njohja dhe rregullimi i statusit

1. Statusi i dëshmorit të kombit, invalidit të UÇK-së, veteranit, pjesëtarit të UÇK-së dhe të internuarit të UÇK-së, konstatohet nga Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit të UÇK-së, veteranit, pjesëtarit të UÇK-së apo të internuarit të UÇK-së.

2. Statusi i viktimës civile dhe invalidit civil të luftës, konstatohet nga organi përgjegjës i Komunës përkatëse, sipas kushteve dhe kritereve të përcaktuarameaktin nënligjor të nxjerrë nga Qeveria.

3. Për sakrificën dhe kontributin e jashtëzakonshëm në luftën e UÇK-së, për lirinë dhe çlirimin e vendit,Adem Jasharit i njihet statusi: Komandant Legjendar i UÇK-së.

4. Krahas Komandantit Legjendar Adem Jashari, për sakrificën dhe kontributin për lirinë dhe çlirimin e Kosovës, Familjes Jashari nga Prekazi (Komuna e Skënderajit) i njihet statusi i veçantë, ku përveç të drejtave dhe benificioneve të përcaktuara me këtë ligj i njihen edhe të drejta dhe benificione tjera të cilat përcaktohen me akt nënligjor të veçantë të nxjerrë nga Qeveria.

5. Epopeja e UÇK-së përkujtohet me datën 5, 6 dhe 7 mars.

6. Akti nënligjor nga paragrafi 3. dhe 5. i këtij neni nxirret nga Qeveria, në afatin kohor më së largu prej gjashtë (6) muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji.

7. Komisioni qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit të UÇK-së, apo të internuarit të UÇK-së, themelohet me Vendim të Qeverisë dhe në përbërje të tij do të ketë së paku përfaqësues të:

7.1. Zyrës së Kryeministrit;
7.2. Ministrisë përkatëse për Punë dhe Mirëqenie Sociale;
7.3. Ministrisë përkatëse për Forca të Sigurisë
7.4. Ish Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së;
7.5. Ish Zonave operative të UÇK-së;
7.6. Organizatës së Veteranëve të UÇK-së;
7.7. Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së;
7.8. Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së;
7.9. Ish TMK-së;
7.10. Ish Ministrisë së Mbrojtjes;
7.11. Përfaqësues tjerë për të cilët vendos Qeveria.

8. Organizimi i punës, funksionimi detyrat dhe përgjegjësitë, pagesa për angazhimet e anëtarëve si dhe çështjet tjera të rëndësishme të Komisionit Qeveritar do të përcaktohenmeakt nënligjor të nxjerrë nga Qeveria e Kosovës.

9. Komisioni Qeveritar i përcaktuar në paragrafin 7. të këtij neni, duke u bazuar në dokumentacionin e Ministrisë përkatëse për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Ish Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Ish TMK-së, dhe sipas nevojave dhe kërkesave
dokumentacionit tjetër përkatës që e lëshon organi kompetent i komunës, përcakton
Listën e personave të kategorive të përcaktuaramekëtë ligj.