KOMUNIKATË

Komisioni qeveritar për shqyrtimin e ankesave pas gjithë veprimtarisë në teren dhe pas kalimit të afateve të dorëzimit të ankesave,kompletimit të tyre bashkë me fletë aplikacionet , filloj shqyrtimin e tyre duke filluar me datë 16.06.2015 fillimisht me Zonën operative të Llapit dhe gjate këtyre ditëve do të vazhdojë me zonat tjera sipas renditjes që janë publikuar në listat paraprake.

Komisioni parasheh qëbrenda periudhes sa më të shkurtë të përfundoj me të gjitha ankesat dhe  gjatë ketij muaji- qershor, do te filloj  me publikimin e listave  përfundimtare.

Kjo gjë ju mundëson  marrjen e  atributeve të gjithë atyre që kanë gëzuar statusin në kategoritë përkatëse.

Me kapacitetet tona maksimale do të përpiqemi që sa më shpejt t’a realizojmë qëllimin tuaj dhe tonin.Nuk ka nevojë për dyshime dhe as shqetësim sepse ky realizim ligjor do të jetëi përfunduar shumë shpejt.

Pretendimet se do të dështojë ky proces janë vetëm propagandë sepse jemi në fazën përfundimtare.

Pa dyshim se mjetet e ndara të këtij fondi do të shfrytëzohen për pensionet e veteranëve  për tërë vitin dhe destinacioni i tyre nuk mund të tjetërsohet.

Komisioni Qeveritar

Prishtinë 16.06.2015