NJOFTIM

Komanda e Zonës Operative të Llapit fillon shpërndarjen e Çertifikatave me datën 25.07.2015 ditë e shtunë duke filluar nga ora 10:00 deri në ora 17:00 në ndërtesën e Selisë qëndrore të Shoqatave të dalura nga lufta, kati i tretë në Prishtinë dhe vazhdon ditëve në vijim deri në përfundimin e të gjithë atyre që duhet të posedojnë Çertifikatat.

Miratimi i listave të zonave tjera operative do të bëhet ditën e premte me datë 24.07.2015 dhe shpërndarja e Çertifikatave do të vazhdojë sipas radhës që kanë qenë të publikuara.