NJOFTIM
Zyra per Çeshtje te kategorive te Dala nga Lufta ,njofton të gjithë veteranet të cilëve në bazë te ligjit iu takon e drejta në pension ,se vertetimin i cili kerkohet për aplikim me qellim te realizimit te kësaj te drejte, mund ta marrin në Ndërtesen e Qeverisë se republikes se Kosoves në Prishtinë, duke filluar nga e hëna 5 tetor 2015,nga ora 09:00 16:00.
Për detaje tjera shtesë te cilat mund te jenë te nevojshme dhe me qellim te sqarimit doti njoftojmë te gjithë me kohë.